Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

Presidenti Bajram Begaj, ka dekretuar shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit. Në një njoftim për mediat, Presidenca bën me dije se vendimi është marrë më 22 shtator 2026, në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 5, paragrafi 2, të ligjit “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar. “Presidenti i Republikës, Bajram Begaj në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafi 2 të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, ‘Për Shërbimin Informativ të Shtetit’, i ndryshuar, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot shkarkimin e zonjës Vlora Hyseni nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Vendimi vjen në një kohë kur emri i Vlora Hysenit është përfshirë...