Prejardhja gjenetike e familjeve fisnike dhe feudale shqiptare

Prejardhja gjenetike e familjeve fisnike dhe feudale shqiptare

Prejardhja e disa prej familjeve më të famshme në historinë e shqiptarëve është diskutuar gjatë. Nga njëra anë, një pjesë e këtyre familjeve kanë pasur pretendimet e tyre rreth prejardhjes përmes gojëdhënave ose gjenealogjive të dokumentuara; në anën tjetër, teori të ndryshme janë ngritur gjatë shekullit të fundit përmes hulumtimit shkencor historik. Rezultatet e mëposhtme sjellin të dhëna të reja mbi prejardhjen e këtyre familjeve, dhe në rastet më të qarta, mundësojnë vlerësimin e teorive që janë diskutuar tradicionalisht rreth tyre. Hyrje Shumë nga familjet më të famshme të historisë sonë tashmë janë shuar, mirëpo një pjesë ende kanë pasardhës në trojet shqiptare ose në diasporë. Më poshtë rradhiten rezultatet gjenetike të pinjollëve të disa prej këtyre familjeve, rezultate që zbardhin më tej prejardhjen e...