Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi, la garanci pasurore 3 mln lekë
Këtë të hënë, Gjykata e Posaçme, ka marrë vendimin për të liruar dhëndrin e kreut të PD Sali Berisha , Jamarbër Malltezi. Prej rreth dy vitesh, Malltezi ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa u arrestua më 21 tetor 2023 në kuadër të dosjes “Partizani”. Gazetarja Klodiana Lala, raporton se shfuqizimi i masës ka ardhur kundrejt një garancie pasurore prej 3 milionë lekësh. Ndërkohë në seancën e sotme, mësohet se është rrëzuar edhe kërkesa e gjyqtares Elsa Ulliri për dorëheqje. Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, akuzohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit...