Prefektura e Vlorës kthen për rishikim buxhetin e Bashkisë për 2027: U miratua para buxhetit të shtetit

Prefektura e Vlorës kthen për rishikim buxhetin e Bashkisë për 2027: U miratua para buxhetit të shtetit

foto ilustrim: shkresa e prefektures VLORË- Prefektura e Qarkut Vlorë ka kthyer për rishqyrtim buxhetin e Bashkisë Vlorë për vitin 2027. Shkak për këtë vendim është bërë koha kur është miratuar buxheti vendor, përpara miratimit të buxhetit të shtetit për vitin 2027. Sipas njoftimit zyrtar, shkak për këtë është bërë koha e miratimit, pasi u miratua nga Këshilli Bashkiak përpara miratimit të buxhetit të shtetit për të njëjtin vit. Përmes një shkrese zyrtare, Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi  sqaron se kthimi për rishikim lidhet me procedurën dhe afatin e miratimit të tij. Tashmë, pritet njoftimi i Kryesisë së Këshillit Bashkiak ku do të shqyrtohet vendimi dhe do të ndiqen procedurat për miratimin e buxhetit.  “Buxheti i Bashkisë Vlorë për vitin 2027 rrëzohet nga Prefektura...