Prefektura e Tiranës nderohet në Itali me “Medaljen e Mirënjohjes”
Prefektura e Qarkut Tiranë është vlerësuar me “Medaljen e Mirënjohjes” nga Bashkia e Porto Sant’Elpidio në Itali, në kuadër të 40-vjetorit të Forcave Vullnetare të Emergjencave Civile. Lajmi është bërë i ditur nga Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe detaje nga ceremonia zyrtare e zhvilluar në rajonin Marche. Në emër të Prefektit të Qarkut Tiranë, në ceremoni mori pjesë Fatos Veliu, Shef i Sektorit të Emergjencave Civile. Gjatë aktivitetit, institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë iu akordua “Medalja e Mirënjohjes”, si vlerësim për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e konsoliduara mes strukturave të emergjencave civile të dy vendeve. Forcat Vullnetare të Emergjencave Civile të Porto Sant’Elpidios kanë një përvojë 40-vjeçare në menaxhimin e situatave emergjente, ndërsa bashkëpunimi me...
Burimi:
kohajone.com