Preç Zogaj: A thua do të vish duke qeshur
Preç Zogaj Poezi nga Preç Zogaj Endet një muzg përzier me brymëdhe vetmia lind përsëri vetmi,shkon çalë-çalë nëpër rrugë.Përse më ke thënë harromë?!Fillikat tani, më mbyt bukuria.Diç dua të them e nuk mund ta them.Mëkat të flasësh kur fjalën e saktë nuk e gjen.Do të kisha harruar, por s’mund të të harroj,se endet ky muzg, ngaherë do të endet ky muzg.Vjen një mëngjes, ngaherë vjen një mëngjes,Ose bie shi, bie shi me litarëdhe vetmia lind përsëri,dhe ndarja ka një moshë,për shembull një vit, dy ditë, tre orë …Rritet moj, rritet, ndarja jonë.Këtu kemi qenë, kemi shkuar kaq pranë.Na kanë ndarë mure, xhama, pemë,na ka ndarë syri ynë!Por endet një muzg përzier me brymë,jam krejt i sigurt tani dhe kam frikëse një ditë do të vish...
Burimi:
kultplus.com