Prapaskenat e certifikatës false, presidenti i Federatës Zvicerane zbulon bisedën me Xhakën: Nuk u diskutua asnjëherë tërheqja nga kombëtarja!
Pasi pranoi se kishte marrë një certifikatë të falsifikuar vaksinimi, Granit Xhaka mungoi në grumbullimin e kombëtares. Disa orë më vonë, Peter Knäbel dha një intervistë për Blick dhe SRF , duke folur gjithashtu edhe për çështjen e shiritit të kapitenit. Kur dhe si u informuat nga Granit Xhaka për certifikatën e tij të falsifikuar të vaksinimit? Të dielën, Granit Xhaka më informoi se kishte marrë një certifikatë vaksinimi në vitin 2022 pa u vaksinuar vetë. Ai na tha gjithashtu se do ta bënte këtë publike të hënën dhe do të merrte përgjegjësi të plotë për të. Më pas vendosëm së bashku që ai ta anashkalonte këtë grumbullim, në mënyrë që skuadra të fokusohet plotësisht në fushatën e Ligës së Kombeve. Kjo ishte shumë e...
Burimi:
javanews.al