Pranë suksesit, Kosova “flirton” me fitoren ndaj Austrisë, Foda: Ndeshje e madhe
Kosova dhe Austria ndanë nga një pikë në “Fadil Vokrri”, në një ndeshje të luftuar që përfundoi 1-1 duke lënë gjithçka të hapur në grup. “Dardanët” patën rastet e tyre që në pjesën e parë, me Hoxhën dhe Muriqin që provuan të rrezikonin portën austriake, ndërsa Shaipi u tregua vendimtar në një moment përballë Grigoriçit. Pas pushimit, Kosova rriti ritmin dhe zëvendësimet e Asllanit e Rashicës i dhanë më shumë gjallëri sulmit. Në minutën e 70-të, Zhegrova pas një aksioni spektakolar depërtoi bukur nga e djathta asistoi për Asllanin, i cili nuk hezitoi dhe e dërgoi topin në rrjetë për avantazhin e Kosovës. Megjithatë, epërsia zgjati vetëm 14 minuta. Lang barazoi për Austrinë në minutën e 84-t dhe i dha fund shpresave të Kosovës për...
Burimi:
gijotina.com