Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Prag Letonia/ Silvinjo dhe Asllani: Ndeshje e vështirë, por ne jemi këtu vetëm për fitore
👁4000
Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër ndeshjen e radhës ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Kuqezinjtë mbërritën dje në Riga dhe sot do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore përpara takimit të së martës. Sakaq, këtë pasdite, trajneri Silvinjo dhe mesfushori Kristjan Asllani dolën në konferencën zyrtare për media nga stadiumi ku do të luhet kjo ndeshje dhe iu përgjigjën interesit të gazetarëve. Kristjan Asllani e cilësoi shumë të rëndësishme ndeshjen e së nesërmes ndaj Letonisë dhe theksoi se synimi janë tre pikët për objektiv Botëror. Përgatitjet për ndeshjen me Letoninë? – Duhet rikarikuar bateritë, sepse...