Porositi 4.6 kg kanabis nga SHBA për t’i shitur në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari

Porositi 4.6 kg kanabis nga SHBA për t’i shitur në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari

Një 20-vjeçar nga Bathorja është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se kishte porositur nga SHBA-ja një pako me mbi 4.6 kilogramë Cannabis me përqindje të lartë THC. Sipas policisë, në pranga ra shtetasi D. S., 20 vjeç, banues në Bathore. Brenda pakos ndodheshin tetë paketime me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis, me përqindje të lartë THC dhe me peshë totale 4 kilogramë e 641 gramë. Pakoja u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa 20-vjeçari u arrestua nga shërbimet e Policisë. Hetimet për rastin vijojnë, me qëllim identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari të dyshuar kriminale. Njoftimi Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Delivery”, për goditjen e një rasti të trafikimit të lëndëve narkotike nga SHBA-ja, me qëllim shitjen...