“Populli shqiptar duhet të vendosë për shtetin Bektashi”- I dërguari special i Trump viziton Kryegjyshatën, Zampolli: Komuniteti ndërkombëtar do e respektojë

“Populli shqiptar duhet të vendosë për shtetin Bektashi”- I dërguari special i Trump viziton Kryegjyshatën, Zampolli: Komuniteti ndërkombëtar do e respektojë

I dërguari special i presidentit Trump në Ballkan për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli, ka folur nga Kryegjyshata Bektashiane për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, bashkëpunimin dypalësh, si dhe projektin për krijimin e një shteti sovran Bektashi në kryeqytet. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Zampolli ka zhvilluar takime me përfaqësues të komunitetit Bektashi, drejtues të politikës shqiptare dhe pritet të takohet edhe me anëtarë të qeverisë. Në qendër të vëmendjes së vizitës ishte ndërtimi i një qendre të avancuar shëndetësore dhe çështja e shtetit Bektashi, një projekt i prezantuar më herët nga Kryeministri Edi Rama, i cili parashikon krijimin e një entiteti sovran në Tiranë. I pyetur drejtpërdrejt për krijimin e shtetit Bektashi, i dërguari amerikan tha se e ka dëgjuar propozimin si...