Poloni/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk
Policia në Poloni ka arrestuar një person të dyshuar për kërcënimin dhe planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk, njoftoi të dielën ministri i Brendshëm, Marcin Kierwiński. Lajmi u bë publik pas disa orësh shqetësimi në institucionet polake, të cilat kishin marrë informacione për një komplot të mundshëm kundër kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz. “Personi që kërcënoi dhe planifikoi një sulm ndaj kryeministrit Donald Tusk është ndaluar nga policia”, deklaroi Kierwiński, pa dhënë detaje të tjera mbi identitetin e të dyshuarit apo natyrën e sulmit që dyshohet se po përgatitej. Vetë Tusk reagoi në rrjetin social X, ku falënderoi policinë për ndërhyrjen e shpejtë dhe vendimtare. Arrestimi erdhi pasi institucionet polake kishin zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme, ku morën pjesë përfaqësues të...
Burimi:
javanews.al