Policia ‘shënjestron’ makinat luksoze, në fokus verifikimi i burimit të pasurisë
Makinat luksoze në Tiranë janë vënë në fokus të kontrolleve të shtuara, me qëllim verifikimin e pronësisë, historikut dhe burimit të parave me të cilat janë blerë. Gjatë aksionit policor janë kontrolluar dhjetëra automjete në zona të ndryshme të kryeqytetit. Verifikimet janë kryer nga strukturat që hetojnë krimet ekonomike dhe financiare, në bashkëpunim me forcat operacionale, “Shqiponjat” dhe Policinë Rrugore. Për kontrollin e mjeteve është përdorur një pajisje e posaçme që mundëson verifikimin e të dhënave identifikuese të automjeteve. Pas kontrollit fillestar, për mjetet e dyshuara janë kryer verifikime më të thelluara. Hetuesit kanë kontrolluar dokumentacionin e pronësisë, origjinën e automjeteve, si dhe historikun e blerjes, shitjes dhe posedimit të tyre. Një tjetër pjesë e verifikimeve ka të bëjë me burimin e të ardhurave të...
Burimi:
javanews.al