Policia Rrugore Gjirokastër monitorime me dron e radar, gjobiten 1441 shoferë në një javë
Policia Rrugore e Gjirokastrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke përdorur dronë, radarë dhe makina inteligjente, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut gjatë sezonit veror. Gjatë periudhës 24-31 gusht, kontrollet kanë çuar në procedimin penal të 4 drejtuesve të mjeteve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa 18 leje drejtimi janë pezulluar. Në total, Policia Rrugore ka vendosur 1441 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Njoftimi i policisë: Policia Rrugore e Gjirokastrës/Monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror. Ndër fokuset e punës...
Burimi:
kohajone.com