Policia Rrugore e Tiranës në gjueti të shoferëve problematikë, monitorim 24 orësh me pajisje bashkëkohore! Ndëshkohen mbi 13 mijë drejtues
Policia Rrugore e Tiranës, monitorim 24/7, me pajisje bashkëkohore, për të garantuar sigurinë rrugore dhe për të normuar lëvizjen. Në fokus të planeve të posaçme të masave, të ndërmarra javën e kaluar dhe gjatë fundjavës, ishin: evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve në efektin e alkoolit, që përdorin celularin dhe/ose nuk vendosin rripin e sigurimit/kaskën mbrojtëse. Si rezultat i monitorimit konstant, gjatë kësaj periudhë u arrestuan/proceduan penalisht 32 shtetas, u bllokuan 48 mjete dhe u vendosën 13 522 masa administrative, ndër të cilat: -8818, për ndalim dhe qëndrim të gabuar; -1243, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve; -602, për mosvendosjen e rripit të sigurimit; -487, për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit; -66, për kalim të gabuar në karrexhatën e...
Burimi:
javanews.al