Policia “rrethon” godinën e Kuvendit, sot është njoftuar protestë edhe nga PD për Reformën Territoriale

Policia “rrethon” godinën e Kuvendit, sot është njoftuar protestë edhe nga PD për Reformën Territoriale

Ditën e sotme në Parlament pritet të votohet reforma e re territoriale, që pritet të shoqërohet edhe me debate, për shkak të kundërshtive, jo vetëm nga opozita, por edhe nga brenda grupit të PS.Mazhoranca duhet të sigurojë 84 mandate, me qëllim miratimin e kësaj reforme. Ndërkohë nga ana e saj opozita ka paralajmëruar aksion si brenda parlamentit ashtu edhe jashtë.Edhe qytetarë të shumtë kanë paralajmëruar protestë si çdo të enjte kur ka seanca plenare.Në kuadër të zhvillimit të seancës dhe protestës, policia ka marrë masa të shtuara sigurie përreth godinës së Kuvendit. Zona përpara Parlamentit është rrethuar me barriera metalike për të kufizuar afrimin e protestuesve drejt godinës.Po ashtu forca të shumta policie janë vendosur edhe në anën e hyrjes së ministrisë së Brendshme.Post navigation