Policia patrullon në rrugët e Tiranës, nisin shoqërimet e para të të rinjve

Policia patrullon në rrugët e Tiranës, nisin shoqërimet e para të të rinjve

Ashtu si edhe në ditët e shkuara, policia paradite ndërmerr patrullime nëpër qytetin e Tiranës dhe kryen shoqërime për persona që mund të jenë krijues incidentesh në protestë. Dy të rinj janë ndaluar pranë godinës së Korpusit Universitetar. Forcat Shqiponja ndalojnë dy të rinj, të cilët nuk bëjnë rezistencë dhe shihen të merren në pyetje nga efektivët.