Policia nis shoqërimet, autobotët përparojnë në bulevard! Protestuesit shpërndahen në rrugët e qendrës
foto nga mometi kur policia nis shoqerimet TIRANË- Policia ka nisur shoqërimin e protestuesve që vijonin të qëndronin në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', pas ndërhyrjes me autobotët e ujit për shpërndarjen e tyre. Autobotët kanë avancuar në drejtim të Ministrisë së Brendshme, ndërsa efektivët kanë nisur shoqërimet e personave të mbetur në zonën e protestës. Ndërkohë, një pjesë e protestuesve është tërhequr dhe po shpërndahet në rrugët përreth qendrës së Tiranës./ZËRI
Burimi:
zeri.ai