Burimi:
Sot.com.al

Policia malazeze arreston një shqiptar në kufirin Sukobin, kërkohej nga Interpol për vjedhje
👁10056
Punonjësit e policisë malazeze në pikën kufitare Sukobin (Murriqan) arrestuan shtetasin shqiptar F. B, 25 vjeç, nga Shkodra, i cili ishte në kërkim me fletëarrest ndërkombëtar të lëshuar nga NCB Interpol Wiesbaden nga Gjermania. Urdhri ndërkombëtar është lëshuar me urdhër të gjykatës në Leipzig, me qëllim sigurimin e shtetasit F. B, në procedurë penale, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë me thyerje të banesës, për të cilën Kodi Penal Gjerman parashikon dënim me burg deri në dhjetë vjet. F.B, siç shtohet, është urdhëruar nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Lartë në Podgoricë që...