Policia, kordon sigurie rreth Kuvendit, vendoset edhe një zjarrfikëse në oborr

Policia, kordon sigurie rreth Kuvendit, vendoset edhe një zjarrfikëse në oborr

PAMJE NGA NGJARJA TIRANË-Në pritje të seancës plenare, godina e Kuvendit është rrethuar nga efektivët. Policia ka rrethuar perimetrin në afërsi të parlamentit duke vendosur barriera metalike te Xhamia e Namazgjasë e deri te hyrja e institucionit. Në oborrin e Parlamentit është parë të futet edhe një zjarrfikëse. Masat e shtuara vijnë, teksa të rinjtë dhe studentët kanë paralajmëruar protestë para Kuvendit.