Policia ka ndjekur praktikë represive’/ BIRN: Një në pesë arrestime, në shkelje të ligjit

Policia ka ndjekur praktikë represive’/ BIRN: Një në pesë arrestime, në shkelje të ligjit

Policia ka ndjekur praktikë represive’/ BIRN: Një në pesë arrestime, në shkelje të ligjit Mbi 20 për qind e arrestimeve të protestuesve gjatë javëve të fundit janë vlerësuar të paligjshme nga Prokuroria dhe Gjykata e Tiranës, duke nxjerrë në sipërfaqe praktikën represive të ndjekur nga Policia e Shtetit, në shkelje të ligjit dhe të të drejtave të njeriut. Prej 13 tetorit, kur protestat antiqeveritare ndoqën një kurs përplasjesh të dhunshme, Policia e Shtetit ka arrestuar me qindra protestues të rinj, një pjesë e të cilëve edhe në moshë të mitur. Nga numri total i 319 protestuesve të arrestuar deri më 31 tetor, 291 prej tyre janë përballur me gjykatën për vlerësimin e masave të sigurisë. Por të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se 62...