Policia jep detaje nga arrestimi i ish-efektivit të RENEA-s, në pranga edhe shoferi i mjetit me të cilin po lëvizte

Policia jep detaje nga arrestimi i ish-efektivit të RENEA-s, në pranga edhe shoferi i mjetit me të cilin po lëvizte

Policia e Tiranës ka reaguar pas arrestimit të ish-efektivit të RENEA-s, Altin Morina, i cili ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK për kultivim droge në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit fizik, 45-vjeçarit iu gjet një pistoletë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po ashtu ka rënë në pranga edhe drejtuesi i automjetit me të cilin lëvizte 45-vjeçari, shtetasi E. H., 25 vjeç, pasi akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët...
Burimi: Opinion.al