Policia iu vu nga pas, 30-vjeçari me mjetin e vjedhur në Tepelenë, në tentativë për të shpëtuar përplas 4 makina në Durrës
PAMJE NGA NGJARJA DURRËS-Kishte vjedhur një automjet dhe, për t’i shpëtuar policisë, goditi 4 automjete, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe të punonjësve të Stacionit të Policisë Plazh, neutralizohet dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh Durrës, gjatë patrullimit në territor, në rrugën “Pavarësia”, rreth orës 23:00, kanë konstatuar një automjet pa targa dhe me xhama të zinj, që kryente manovra të rrezikshme në rrugë, dhe janë vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi i automjetit, sapo vuri re prezencën e policisë, shtoi shpejtësinë dhe tentoi t’u largohej shërbimeve, të cilët i bënë shenjë ndalimi. Në ikje e sipër, drejtuesi i automjetit aksidentoi 4 automjete, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe të punonjësve të policisë, dhe më pas braktisi automjetin, duke tentuar...
Burimi:
zeri.ai