Policia i kap në flagrancë, Gjykata i liron! Vetëm një prej protestuesve mbetet në qeli
Gjykata ka lënë në burg një prej protestuesve të arrestuar gjatë ditës së parë të protestës. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se në burg është lënë Abdullah Thaçi. Ndërkohë gjykata i ka komunikuar masën ‘arrest shtëpie’ për 6 prej protestues të arrestuar ditën e parë, ndërsa 12 të tjerëve iu është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ Kujtojmë se numri i të kapurve në flagrancë nga Policia ishte rreth 100 persona.
Burimi:
javanews.al