Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

Policia ka ndjekur sërish këmba këmbës protestuesit edhe natën e sotme. Një grup të rinjsh i doli nga unaza e vogël për tek zona e ATSH drejt sheshit Avni Rustemi. Por nga prapa ishte autokolona e policisë me furgona në ndjekje të tyre. Protestuesit ikën me vrap dhe këtu ishin pak me fat pasi tek sheshi Avni Rustemi kishte trafik makinash dhe mundën të shpëtojnë nga furgonat e policisë.