Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë
Policia e Shtetit ka reaguar për incidentin pranë selisë së Partisë Demokratike, duke dhënë versionin e saj për ndërhyrjen e efektivëve në zonë. Sipas Policisë, një grup personash të maskuar, pasi sulmuan efektivët me molotovë, u futën në ambientet e jashtme të selisë së PD-së për t’iu shmangur kapjes dhe vijuan sulmin prej andej. Policia thotë se efektivët iu përgjigjën me gaz lotsjellës, ndërsa i cilëson si “të pavërteta, të qëllimshme dhe dashakeqe” pretendimet e tjera për mënyrën se si u zhvillua ndërhyrja. REAGIM I POLICISË SË SHTETIT Nga patrullimet në terren për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, sqarojmë se: Shërbimet e Policisë janë sulmuar me molotovë nga një grup personash të dhunshëm dhe të maskuar, të cilët, për t’i shpëtuar ndjekjes dhe kapjes nga...
Burimi:
argjiroja.net