Burimi:
Sot.com.al

Policia e Shtetit me uniforma dhe këpucë të reja, hapet tenderi me vlerë 27 milionë euro
👁12006
Policia e Shtetit pritet të pajiset me uniforma dhe këpucë të reja përmes një tenderi të shpallur këtë të hënë nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, me një fond total prej rreth 2.7 miliardë lekësh, që përkthehet në rreth 27 milionë euro. Sipas dokumenteve shoqëruese të procedurës, 1.9 miliardë lekë janë parashikuar për uniformat, gradat, stemat dhe shenjat, ndërsa pjesa tjetër e fondit do të përdoret për blerjen e këpucëve. Në dokumentacion janë përcaktuar qartë sasitë e nevojshme për secilin prej artikujve dhe afatet e shpërndarjes së tyre. Uniformat verore duhet të shpërndahen deri më 1 maj të çdo viti,...