Policia e Shtetit: Email-e kërcënuese për b*mba dhe akte terr*riste drejt disa institucioneve
Policia e Shtetit ka evidentuar këtë të hënë një mesazh elektronik kërcënues, të dërguar në disa adresa institucionesh, ku bëhet fjalë për vendosjen e lëndëve shpërthyese dhe kryerjen e akteve terroriste. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, nga verifikimet paraprake rezulton se email-i është dërguar nga një adresë elektronike që i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite. Autoritetet bëjnë me dije se mënyra e dërgimit të mesazhit paraqet ngjashmëri me raste të mëparshme, kur kërcënime të ngjashme janë dërguar nga adresa elektronike të komprometuara, të cilat u përkisnin studentëve të institucioneve arsimore jashtë vendit. Deklarata e plotë Policia e Shtetit informon se ditën e sotme është evidentuar një mesazh elektronik (email), i dërguar në disa adresa institucionesh, i cili përmban kërcënime për vendosjen...
Burimi:
kohajone.com