Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për në Beograd

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për në Beograd

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk pati asnjë incident, ndërsa ekipi do të udhëtojë drejt Beogradit. Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, 7 qershor, u zhvillua ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila përfundoi me barazim 0-0. Nuk u shënuan incidente, ndërsa stadiumi “Air Albania” u elektrizua me thirrjet e tifozëve shqiptarë në mbështetje të Kombëtares.
Burimi: Javanews.al