Policia e goditi me plumb gome në sy/ Erjon Vishkulli pritet të niset për në Itali për mjekim
28-vjeçari Erjon Vishkulli që u godit dhunshëm nga policia me një plumb në sy gjatë protestës se djeshme do të niset drejt Romës për një tjetër operacion. Njw person i njohur i Vishkullit ka deklaruar se syri i të riut ka shpëtuar, por ai duhet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale. Vishkulli pritet të niset mëngjesin e së sotëm drejt Romës, ku do të vijojë trajtimin e specializuar mjekësor pasi një plumb gome i qëlluar e goditi barbarisht. Ndërkohë për plagosjen e 28-vjeçarit po hetojnë nga Prokuroria dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personit përgjegjës. Mesazhi: Jeni aq shume qe interesoheni per Erjonin saqe smundem tju pergjigjem dot te gjitheve! Mbas nderhyrjes se pare qe ju be sot,...
Burimi:
ntv.al