Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Policia arreston 39-vjeçarin me lëndë narkotike dhe armë në Libonik
👁8254
Në kuadër të operacionit “Liboniku”, Policia e Korçës ka arrestuar 39-vjeçarin Jurgen Beçoku, banues në Libonik, Maliq, i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis. Gjatë kontrollit janë sekuestruar lëndë narkotike, një automjet, një peshore elektronike dhe municion luftarak. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i plotë: DVP Korçë Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet pas një muaji hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Liboniku”. Shiste doza Kokaine dhe Cannabisi, në qytetin e Maliqit dhe në fshatrat përreth, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari. ...