Policia apel protestuesve: Distancohuni nga personat e maskuar dhe shmangni dhunën!

Policia apel protestuesve: Distancohuni nga personat e maskuar dhe shmangni dhunën!

Policia e Shtetit ka reaguar për protestën që po zhvillohet përpara Ministrisë së Arsimit, duke u bërë thirrje pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga aktet e dhunës. Në reagimin zyrtar, policia paralajmëron se çdo person që kryen veprime të kundërligjshme do të mbajë përgjegjësi penale përpara ligjit. Reagimi: Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në tubim të ruajnë qetësinë, të shmangin çdo akt dhune dhe të distancohen nga personat e maskuar që po sulmojnë punonjësit e Policisë dhe po dëmtojnë pronën publike e private. E drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por dhuna ndaj punonjësve të Policisë, qytetarëve dhe institucioneve është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj. Policia e Shtetit është në krye të detyrës për...