Polici i shkruan një vajze në Instagram, vëllezërit e saj e dhunojnë me sende të forta në Krujë
Një punonjës policie në Krujë është dhunuar mbrëmjen e kaluar teksa ishte jashtë shërbimit në momentin kur ndodhi ngjarja. Bëhet me dije se punonjësi i Patrullës, është goditur me sende të forta dhe shkop bejsbolli. Autorë që dhunuan 19-vjeçarin janë vëllezërit e një vajze me të cilën punonjësi i policisë kishte komunikuar në rrjetin social Instagram. Sipas hetimeve paraprake, familjarët e vajzës kishin mësuar për komunikimin dhe dyshohet se vëllai i saj nuk e ka pranuar këtë fakt. Vajza me të cilën komunikonte efektivi është nën moshën 18 vjeç. Pas kallëzimit të bërë nga punonjësi i policisë, hetuesit kanë nisur verifikimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Këqyrja e kamerave të sigurisë ka ndihmuar në zbulimin e automjetit me të cilin dyshohet se janë larguar personat...
Burimi:
gijotina.com