Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Pogradec/ Banesa përfshihet nga flakët, asfiksohet dhe ndërron jetë 52-vjeçarja
Këtë mëngjesit në qytetin e Pogradecit është shënuar një ngjarje e rëndë, ku një 52-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesën e saj. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1 të qytetit, ku në banesën e shtetases K. T., ka rënë zjarr ende në rrethana të paqarta. Si pasojë e asfiksimit nga tymi, 52-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet që...