Pogba prezantohet te Monako

Pogba prezantohet te Monako

Pol Pogba është prezantuar te skuadra e Monakos, ku ka nënskruar deri ën vitin 2027-të.  Pogba i cili nuk luan një ndeshje që nga marsi i vitit 2023, ka nënshkruar me francezët e Monako. Francezi u dënua fillimisht me 4 vite për doping. Më pas Gjykata e Arbitrazhit Sportiv uli dënimin në 18 muaj, pasi gjithçka u konsiderua e paqëllimshme. 32-vjeçari do të luajë për herë të parë në Francë. Karriera e tij ishte e fokusuar vetëm në Itali dhe Angli ku luajti respektivisht me Juventusin dhe Mançester Junajtid.
Burimi: Vizionplus.tv