Pogba: Kërkova ndihmë te Juventusi, por më injoruan. Vëllai im? Më ka lënduar

Pogba: Kërkova ndihmë te Juventusi, por më injoruan. Vëllai im? Më ka lënduar

Paul Pogba rrëfehet me zemër të hapur në programin “Sept à Huit”, duke kujtuar dy traumat që kanë tronditur jetën e tij: tentativën për zhvatje, ku u përfshi edhe vëllai i tij, Mathias, dhe pezullimin për doping. Kampioni i botës 2018, që tani pret të rilindë te Monaco, nuk ka shmangur asnjë temë. Këto janë deklaratat më të rëndësishme të tij, duke nisur pikërisht nga çështja e zhvatjes: “Janë gjëra të trishtueshme. Ke njerëz në zemrën tënde, të ashtuquajtur ‘vëllezër’, sepse kështu i quajmë të gjithë ata me të cilët rritesh në lagje. Kjo më ka lënduar më shumë, sepse nuk mund ta imagjinoja kurrë një gjë të tillë”. Paul Pogba ka kaluar një vuajtje të tmerrshme: “Kishte armë, njerëz me maska. Nuk ke kohë...