Poezia shqipe dhe përkthimi letrar krijojnë ura mes kulturave në Bibliotekën Kombëtare

Poezia shqipe dhe përkthimi letrar krijojnë ura mes kulturave në Bibliotekën Kombëtare

Një mbrëmje kushtuar poezisë shqipe, artit të fjalës dhe përkthimit letrar është mbajtur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, duke bashkuar poetë, përkthyes dhe dashamirë të letërsisë. Në këtë aktivitet, një fjalë rasti mbajti ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Ndërsa poetët Arben Idrizi dhe Blerina Rogova-Gaxha, së bashku me përkthyesen Dr. Zuzana Finger, diskutuan për fuqinë e poezisë për të kapërcyer kufijtë gjuhësorë e kulturorë. Bashkëbisedimi u moderua nga Dr. Blerta Ismajli. Programi përfshiu edhe lexime poetike të veprave të autorëve, të interpretuara nga aktori Kushtrim Mehmeti, me shoqërim në piano nga Mendrit Bytyqi. Poezitë u prezantuan në shqip dhe në gjuhën gjermane, duke vënë në pah rolin e përkthimit në krijimin e lidhjeve ndërmjet kulturave. Mbrëmja u organizua nga Ambasada Gjermane...