Po vret intelektualët, me kë do e bësh Shqipërinë me teneqexhinjtë apo…?
Më 26 shkurt 1951, nën urdhrin e diktatorit Enver Hoxha, pa asnjë lloj gjykimi, u pushkatua Sabiha Kasimati, femra e parë shkencëtare shqiptare. Ajo ishte vetëm 38 vjeçe. Është ndër gratë që lanë gjurmë në fushën e shkencës, biologia Kasimati u pushkatua pas ngjarjes së shpërthimit të bombës në ambasadën sovjetike së bashku me 21 intelektualë në shkurt të vitit 1951. U lind më 15 shtator 1912 dhe ishte e bija e dyte e doktorit Abdurrahman Kasimati (1865-1943) nga Libohova dhe të shoqes Zehra Mbreshtani. Sabiha Kasimati mbaroi Liceun e Korçës (në të njëjtën klasë me diktatorin E. Hoxha). Shteti shqiptar i akordoi bursë studimi në Universitetin e Torinos, në Fakultetin e Shkencave Biologjike, të cilin e përfundoi me sukses me notat 30′/30′, me lavdërim (trenta su...
Burimi:
kultplus.com