Po transportonte pistoletë për qëllime trafikimi, në banesë i gjendet edhe armë gjahu me 50 fishekë! Arrestohet 29-vjeçari
Një 29-vjeçar nga Kruja është arrestuar në Kamëz në kuadër të operacionit policor të koduar “LAST DRIVE II”, pasi dyshohet se transportonte me automjet një pistoletë me qëllim trafikimin e saj. Gjatë kontrollit të makinës dhe banesës së tij, policia sekuestroi një pistoletë, një armë gjahu pa leje me 50 fishekë, automjetin, një celular dhe një bllok shënimesh me të dhëna për shuma të ndryshme parash. Ndaj 29-vjeçarit, i dënuar më parë për trafikimin e mjeteve motorike, ka nisur edhe hetimi pasuror. Njoftimi i Policisë Tiranë: “Finalizohet operacioni policor i koduar “LAST DRIVE II”. Transportonte me automjet një armë zjarri pistoletë, me qëllim trafikimin e saj, kapet në flagrancë në Kamëz dhe vihet në pranga 29-vjeçari. Nis hetimi pasuror ndaj tij. Sekuestrohen 1 armë zjarri...
Burimi:
javanews.al