Po ndihmonte qytetarin, Policia sulmon me spraj me piper Florjan Binajn
Një moment i tensionuar është regjistruar në protestë ku shihet përdorimi i sprajit me piper nga efektivët e policisë ndaj Florjan Binajt. Në pamjet e publikuara, pas përdorimit të sprajit, një qytetar afrohet për t’i ardhur në ndihmë Binajt, duke i ofruar ujë me një shishe, në përpjekje për t’ia lehtësuar shqetësimin e shkaktuar nga spraji. Situata në protestë vijon të jetë e tensionuar, teksa policia ka ndërhyrë disa herë për të shpërndarë protestuesit, duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës.
Burimi:
gijotina.com