Po ndërtonte pa leje në plazhin e Sarandës, arrestohet 47-vjeçari nga Tirana! Pezullohet specialisti i Policisë, sekuestrohen 48 çadra
Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë sot (2 shtator), pasi dyshohet se po kryente punime për ndërtimin e një objekti pa leje në zonën e plazhit “Shqiponja”, në lagjen nr. 4. Gjatë kontrolleve në terren, uniformat blu konstatuan se një sipërfaqe toke ishte sheshuar dhe ishte mbuluar me materiale ndërtimi. Sipas hetimeve, hapësira po përgatitej për ndërtimin e një objekti me qëllim përfitimi nga shtetasi Aleksandër Rica, banues në Tiranë. Në vijim të operacionit, policia sekuestroi edhe 48 shezlongë dhe çadra, të cilat dyshohet se administroheshin pa leje në këtë hapësirë. Për rastin është pezulluar nga detyra edhe Specialisti i Policimit në Zonë, pasi nuk kishte evidentuar paligjshmërinë. Ndaj punonjësit të policisë ka nisur gjithashtu procedimi disiplinor për shkelje të rëndë. Policia bën...
Burimi:
javanews.al