Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Po mbrojnë Suel Çelën”, Policia e Shtetit i përgjigjet Këlliçit: Akuza për të përbaltur punën tonë, jemi institucion i besueshëm
👁5356
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka akuzuar Policinë e Shtetit se nuk zbaton ligjin. Në një deklaratë nga selia blu, Këlliçi thotë se Policia ka refuzuar të ushtrojë kontrolle në tregun e Elbasanit, që përdoret nga bandat për aktivitete të paligjshme. “Sot policia e Prodës nuk ka zbatuar detyrën si institucion i shtetit, por urdhrin e kreut të narko-qeverisë, Edi Rama. Narko-drejtori ka refuzuar të zbatojë një urdhër të Prokurorisë së Posaçme për të kontrolluar tregun e Elbasanit, bazën e aktiviteteve të paligjshme të bandës kryesore të Ramës dhe PS në rajon, grupit të Suel...