Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Po kalonte trafikndarësen/ Makina përplas këmbësorin, ndërron jetë 70-vjeçari
👁8424
Një aksident me vdekje ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Mësohet se rreth orës 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., rreth 35 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70 vjeç, i cili po kalonte trafikndarësen, dhe si pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.