Po i japin fund paktit Rama–Berisha të vitit 2008″/ Salianji: Të gjithë në shesh për të ardhmen e të rinjve tanë dhe kundër sistemit politik antishqiptar
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, deklaron se revolta studentore e ditëve të fundit po i jep fund paktit Rama-Berisha të vitit 2008. “Një pakt djallëzor që ka krijuar një sistem politik të përqendruar te dy njerëz, ku asnjë institucion, asnjë parti dhe asnjë njeri nuk ka vlerë përveç vullnetit të këtyre dy njerëzve”, shkruan Salianji në një postim në rrjetet sociale. Ai thekson se qytetarët e ngritur në protesta masive nuk kanë se çfarë të humbasin, prandaj edhe s’kanë frikë nga dhuna që pushteti po ushtron ndaj tyre, duke përdorur edhe policinë. “Sot në Shqipëri, një i ri e ka praktikisht të pamundur të ëndërrojë, sepse këta që qeverisin ua kanë marrë peng edhe ëndrrat. Ata nuk kanë më se çfarë të humbasin, prandaj nuk...
Burimi:
gijotina.com