“Po e turpërojnë Messin çdo ditë”, shpërthejnë tifozët: Duhet të largohet

“Po e turpërojnë Messin çdo ditë”, shpërthejnë tifozët: Duhet të largohet

Tifozët e Inter Miamit nuk e kanë fshehur zemërimin pasi ekipi pësoi një humbje 4-1 kundër Minnesota United jashtë fushe. Messi me shokë pësuan humbjen e katërt në pesë ndeshjet e tyre të fundit, me rezultatin që i lë ata në vendin e katërt në Konferencën e Lindjes. Ish-lojtari i Barcelona-s, Messi, shënoi për ekipin e tij, por nuk mundi t’i parandalonte ata nga humbja e rëndë në Minnesota. Tifozët e Inter Miamit ishin të pakënaqur me paraqitjen e ekipit të tyre dhe e kanë shprehur këtë pakënaqësi në rrjetet sociale. “Shkarkoni trajnerin dhe nënshkruani mbrojtës të rinj. Ju të gjithë po e turpëroni Messin çdo ditë”, ka qenë një mesazh. “Pa Messin, kjo skuadër do të ishte në vendin e fundit në kampionat”, ka...