Po e transportonin në spital, ndërron jetë një person në Gjirokastër

Po e transportonin në spital, ndërron jetë një person në Gjirokastër

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme gjatë transportimit në spital, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi Th. M., 56 vjeç, banues në fshatin Labovë e Madhe. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net