“Plumbin e kam ende në sy”/ 28 vjeçari tregon momentin kur policia e plagosi gjatë protestës
“Një goditje, dy hapa dhe më pas u rrëzova në tokë.” Kështu e përshkruan Erjon Vishkulli momentin kur u plagos rëndë në syrin e majtë gjatë protestës në Tiranë, pasi u godit nga një plumb gome. Në një dëshmi për herë të parë për Top Channel, në një intervistë me gazetarin Endi Tufa, 28-vjeçari rrëfen sekondat para plagosjes, dhimbjet që po përjeton dhe pasigurinë për gjendjen e shikimit. Erjoni tregon se kishte shkuar për të takuar disa miq dhe se nuk kishte ndërmend të qëndronte gjatë në protestë. Sipas dëshmisë së tij, ai ndodhej rreth 30 metra larg efektivëve të policisë, kur u godit papritur. “Shkova të takoja shokët dhe do të ikja. Kisha hequr maskën e oksigjenit dhe në atë moment takova një shok...
Burimi:
ntv.al