Playoffi i Kategorisë së Parë/ Pogradeci e Besa në finale, me sytë nga Superiorja

Playoffi i Kategorisë së Parë/ Pogradeci e Besa në finale, me sytë nga Superiorja

Pogradeci dhe Besa vijojnë të ëndërrojnë ngjitjen në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm. Skuadra liqenore dhe ajo kavajase u kualifikuan për në finalen e playoffit e Kategorisë së Parë dhe do të luajnë mes tyre për të vijuar rrugëtimin drejt elitës së futbollit shqiptar. Pogradeci mundi në gjysmëfinalen e tij të playoffit, Kastriotin me rezultatin e pastër 3-0. Greca ishte ai që zhbllokoi rezultatin për Pogradecin në pjesën e parë, ndërkohë që në 45 minutat e dyta skuadra liqenore shënoi edhe dy herë të tjera me të njëjtin autor, Pius për të fiksuar fitoren 3-0 të ndeshjes. Kundërshtari i Pogradecit në finalen e playffit, Besa mundi në sfidën e saj gjysmëfinale Ilirinë mnë Fushë Krujë me rezultatin 2-0. Skuadra kavajase e vendosit fatin e ndeshjes...