Platini, i ashpër ndaj Infantinos: Ka dështuar, duhet të largohet. Disa e konsiderojnë veten pronarë të futbollit
Ish-ylli i Juventusit dhe Francës, Michel Platini, ka sulmuar sërish Gianni Infantinon, presidentin aktual të FIFA-s, me të cilin kishte bashkëpunuar te UEFA, kur Platini drejtonte organizatën dhe italo-zvicerani ishte sekretar i përgjithshëm. Marrëdhënia mes tyre është përkeqësuar ndjeshëm. Platini së fundmi ka bërë kallëzim ndaj Infantinos për “trafik ndikimi”, “shoqatë kriminale me qëllim shpifjen” dhe “shpifje”. Për ish-presidentin e UEFA-s, problemet me Infantinon nuk janë të reja: “Edhe më parë ishte disi i tillë, por kishte dikë mbi vete. Gjithmonë e kam ditur se i pëlqenin shumë paratë dhe pushteti”. Platini u tregua edhe më i ashpër kur foli për situatën aktuale në FIFA: “Mendoj se futbolli është një festë e mrekullueshme, diçka e rëndësishme. Futbolli janë ndeshjet…, kjo që po bën tashmë Infantino...
Burimi:
telesport.al