Plas te Maroku, ylli i skuadrës tërhiqet nga kombëtarja për shkak të trajnerit: Nuk punoj më me të
8 Shtator 2026 18:28 Telesport Sofyan Amrabat ka deklaruar tërheqjen e përkohshme nga kombëtarja e Marokut, për aq kohë sa në krye të saj do të jetë trajneri Mohamed Ouahbi dhe stafi i tij. Që nga debutimi i tij për ekipin kombëtar vetëm 20 vjeç në vitin 2017, Amrabat ka grumbulluar 80 ndeshje, duke arritur në gjysmëfinale të Kupës së Botës (Katar 2022) dhe duke përfunduar si nënkampion në Kupën e Kombeve të Afrikës (2025). “Ky ka qenë një vendim shumë i vështirë për t’u marrë, por nuk ndihem i aftë të vazhdoj të përfaqësoj Ekipin Kombëtar nën stafin aktual të trajnerëve. Prandaj, do ta përjashtoj veten nga procesi i përzgjedhjes për sa kohë që ai mbetet në krye. Nga respekti për ekipin kombëtar dhe...
Burimi:
telesport.al